Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeAnëtarësim i shpejtë i Ukrainës në NATO? Flet Stoltenberg

Anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në NATO? Flet Stoltenberg

Menjëherë pasi Vladimir Putin shpalli aneksimin e 4 rajoneve të pushtuara të Ukrainës, presidenti Volodimir Zelensky dorëzoi kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në aleancën ushtarake të NATO. Ai tha se Kievi prej kohësh kishte qenë anëtar de faktor i bllokut të sigurisë ndërsa u zotua se do të çlirojë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë gadishullin e Krimesë.

Megjithatë shefi i NATO, Jens Stoltenberg i kujtoi Ukrainës se vendimi për t’u anëtarësuar ishte në dorën e 30 shteteve anëtare.

“Aleatët e NATO, kur u takuan në samitin e Madridit e bënë të qartë se mbështesin të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e vet. Por vendimi për anëtarësimin duhet të merret me konsensus nga 30 anëtarët’, tha Stoltenberg.

Sakaq një rezolutë e prezantuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila dënon shpalljen e paligjshme të aneksimit të rajoneve ukrainase, u rrëzua pas vetos së Rusisë. Në një votim pasditen e së premtes, 10 shtete, përfshirë SHBA dhe Britaninë votuan në favor, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan. Rusia ishte I vetmi vend që votoi kundër rezolutës.

“Votimi i sotëm tregoi edhe një herë se Rusia mbetet e izoluar në veprimet dhe qëndrimet e saj. Votimi i sotëm tregoi se Rusia nuk e ka dashur kurrë paqen e as dialogun. E vetmja gjë që donte ishte përvetësimi i territorit të Ukrainës. Ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të njohim asnjë nga pasojat e veprimve të Rusisë në Ukrainë”, tha zv/ambasadorja Albana Dautllari.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët njoftuan sanksione të reja ndaj individëve dhe entiteteve brenda dhe jashtë Rusisë.

Uashingtoni shtoi në listën e sanksioneve Guvernatoren e Bankës Qendrore ruse, Elvira Sakhipzadovna Nabiullina, e cila ka qenë edhe këshilltare e presidentit rus Vladimir Putin; familjet e kryeministrit rus Mishustin dhe ministrit të Mbrojtjes Shoigu; 109 deputetë; Këshillin e Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë dhe 169 anëtarë të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments