Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaAndin Hoti: Nuk jam shumë i kënaqur me Deklaratën për Personat e...

Andin Hoti: Nuk jam shumë i kënaqur me Deklaratën për Personat e Zhdukur, por është më e mira e mundshme

Kryetar i Komisionit Qeveritar të Personave të Zhdukur të Kosovës, Andin Hoti, ka komentuar Deklaratën e Personave të Zhdukur të dakorduar në Bruksel.

Hoti ka thënë se nuk është marrëveshja më e mirë e mundshme, por se është një hap i rëndësishëm dhe se Kosova po fiton qasje në arkivat shtetërore serbe.

“Është një hap shumë i rëndësishëm. Nuk them që është final por fillestar. Tani kemi qasje në arkivat shtetërore të Serbisë. Nuk jam shumë i kënaqur. Nuk është deklarata më perfekte e mundshme por deklarata më e mirë e mundshme që kemi mujt me nxjerr në Bruksel. Kjo nuk është asgjë, por implementimi i saj shpresojmë që do na dërgojë në gjetjen e personave të zhdukur”, tha ai në një lidhje direkte në Pressing në T7.

“E keni në paragrafin tre, personat e zhdukur me forcë, e kam thënë edhe më parë. Assesi nuk mund të ndodhë që të barazohet viktima me agresorin. Nëse e lexon në Konventë ndërkombëtare, vetëm shteti si shtet, mund të bëjë krime dhe mund të bëjë zhdukje të personave me forcë”, shtoi ai. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments