Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të nderuar himnin, teksa parakaluan edhe trupat marinse amerikane, me flamurin e ShBA-së dhe atë të Trupave të Marinses.
Pas himnit amerikan, në piano u luajt edhe himni i Republikës së Kosovës.
“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi pastaj Hovenier në Twitter.
Të hënën, më 4 korrik, ShBA shënon 246 vjetorin e pavarësisë.