Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z.Thomas Kolly ka takuar sot Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me te cilen ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, njofton nga Prishtina korrespondentja e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në takim është diskutuar edhe për situatën me pandeminë dhe të dyja palët kanë theksuar nevojën e zbatimit të masave mbrojtëse. Ministrja Gërvalla ka thënë se kjo situatë kërkon solidaritet, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike në mënyrë që Kosova, në një ta ardhme të afërt, të mund të sigurojë sasinë e vaksinave për të gjithë qytetarët.