Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të minisrit Goran Rakiq.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.
“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.
Stop! The comparison of today’s police action with the “crystal night” is unacceptable. Such comparisons contribute towards narratives of Holocaust distortion and denial. #ProtecttheFacts
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 13, 2021