Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAmbasadori gjerman: Gjermania mbetet partnere e palëkundur në rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori gjerman: Gjermania mbetet partnere e palëkundur në rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode tha se Gjermania mbetet partnere e fortë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës. 

Këtë koment ambasadori gjerman e bëri pasi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog njoftoi se ia kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani i është dorëzuar Raporti i Progresit për këtë vit.

“Gjermania vazhdon të jetë një partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, shkroi Rohde.

Ndërsa Szunyog tha se “Raporti i jep kredite përparimit të bërë në disa prej fushave”, por theksoi gjithashtu reformat që duhet të zbatohen efektivisht dhe shkroi se “mbetet shumë punë”.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments