Tuesday, December 24, 2024
HomeLajmeKosovaAmbasadori britanik reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të...

Ambasadori britanik reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore e jo të interesave politike

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ashpër rreth vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të mos e certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka kërkuar nga KQZ-ja të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore, e jo të interesave politike

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik ka thënë se pret gjithashtu që KQZ-ja dhe të gjitha anëtarët e saj ta marrin në konsideratë kërkesën e tij.“Ne presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të marrin në konsideratë certifikimin e Listës Serbe sipas zbatimit gjithëpërfshirës, ​​transparent dhe të fuqishëm të rregulloreve përkatëse”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments