Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeAmbasadori amerikan zbulon kërkesën që ia bëri Kurtit: Nuk më takon të...

Ambasadori amerikan zbulon kërkesën që ia bëri Kurtit: Nuk më takon të flasë në emër të tij

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, thotë se SHBA-ja ka një kërkesë të qartë dhe atë ia ka bërë sot në takim kryeministrit Albin Kurti.

Kanë vazhduar tensionet në veri, ndërkaq Kurti pasdite ka pritur në zyrë ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Hovenier thotë se kërkesa e SHBA-së është kjo: Që kryetarët e rinj shqiptarë të tri komunave veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të mos punojnë nga objektet komunale, por të gjejnë alternativa të tjera.

Ambasadori amerikan e sheh këtë si zgjidhje të shtensionimit të situatës, megjithëse nuk jep shenja që kjo të jetë pranuar nga Kryeministri Kurti.

“Kemi marrëveshje se deeskalimi duhet të ndodhë, por nuk e di se a mund të them se ka marrëveshjes se si duhet të ndodhë ai. Çfarë mund të them është se çfarë SHBA-ja po kërkon është ajo se ne besojmë se nuk është e nevojshme për kryetarët e zgjedhur që të punojnë çdo ditë nga ato objekte [komuna]. Në fakt, ne rekomandojmë që për një afat të shkurtër, kjo të mos ndodhë”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments