Ambasada ruse në Serbi e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm.
Ata kanë thënë se ky vendin nuk ka asnjë efekt juridik.
“Ne nuk e njohim “pavarësinë” e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, “qeverinë” rajonale dhe strukturat e tjera. “Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dy persona, zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, janë shpallur non-grata nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kjo për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.