Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, sot ka publikuar disa pamje nga qyteti i Kumanovës.
Aty janë mbledhur të rinjtë nga Kosova dhe Serbia, fëmijë të gjeneratës së vitit 1999.
Sipas ambasadores, takimi u mbajt në këtë qytet të RMV-së me një arsye.
Sipas saj, Kumanova është vendi historik i marrëveshjes që ishte pikënisja e paqes.
“Diskutim i mirë me të rinjtë #gjenerata99 nga Kosova dhe Serbia për mënyrën se si ta formësojmë të ardhmen tonë të përbashkët”.