Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është duke u bërë gati për një festë të madhe.
Në llogarinë e saj në Facebook, Ambasada ka shkruar se mezi po presin të festojnë 247-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së.
“Po bëhemi gati për një festë të madhe! Mezi presim të festojmë 247-vjetorin e Pavarësisë sonte”, thuhet në postim.
Përgatitjet kanë filluar që nga mbrëmë.