Mbrojtësi 38-vjeçar, Dani Alves e shkëputi kontratën e tij me Sao Paulon javë më parë pas një mosëmarrveshje rreth pagës.
Braziliani tani ka njoftuar zyrtarisht se ai ka vendosur që nuk do të bashkohet me asnjë klub deri në fund të vitit, ka konfirmuar Fabrizio Romano.
Sipas Romanis, Alves mbetet një agjent i lirë pasi nuk do të nënshkruajë për asnjë klub për pjesën tjetër të këtij viti.
Ai mori katër propozime zyrtare, por i ka hedhur poshtë të gjitha dhe ai do të kthehet në 2022.
Përndryshe, Alves është lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, me 43 tituj të fituar në karrierën e tij futbollistike.