Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-së.LDK-ja përmes një komunikatë ka njoftuar se Gashi do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për president nga radhët e demokratëve Karmala Harris.
I deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.
Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris.
LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.