Vetëvendosje në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor nuk fitoi asnjë komunë. E në rundin e dytë, nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje synon t’i fitojë 12 komunat në të cilat është në balotazh.
Haxhiu në emisionin DPT te Fidani tha Vetëvendosje është angazhuar maksimalisht ta arrijë këtë synim.
“Synojmë t’i fitojmë në 12 komuna në balotazh”, është shprehur Haxhiu.
Tutje, Jupolli kërkoi një koment nga Haxhiu për zgjedhjet në Gjilan të cilat autori i emisionit i quajti “befasi”.
“Anamorava e jashtëzakonshme”, u përgjigj shkurt Haxhiu.
“Prishtina dhe Prizreni do të fitohen. Ne do të punojmë dhe të angazhohemi maksimalisht për këtë”, shtoi Haxhiu.
Videon e emisionit e keni KËTU.