Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës priti në zyrat e tij futbollistin e Rapid Bucurestit, Albion Rrahmanin.
Kurti mori dy dhurata nga lojtari “Dardan”, i cili sot ka ardhur në Kosovë për të nisur fazën përgatitore për dy miqësoret e ardhshme nën menaxhimin e Franco Fodas, shkruan Indeksonline
Rrahmani ia dhuroi fanellën e Rapidit dhe të Kosovës kryeministrit Kurti.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Albion Rrahmani ka shënuar 16 gola me fanellën e Rapiditi dhe po llogaritet si lojtari më i mirë në ligën rumune.