Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka deklaruar se si kryeministër posa ka nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë, ministri i ri i shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi.
“Ai erdhi pardje nga Nju-jorku në Prishtinë është i lindur në Skederaj dhe ka studiuar në për mjekësi dhe ka përfunduar dy specializime në Nju-Jork të Amerikës.Përvoja e tij akademike përfshirë qendra spitalore dhe universitet me emër në disa shtete të SHBA-ve”, tha Kurti.
Rifat Latifi do të jetë tani et utje në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e cila më parë drejtohej nga Arben Vitia.