Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dështuar sot në një punë që ai e konsideronte më të rëndësishme se 700 tjera.
Partia e tij me kandidaten Mimoza Kusari – Lila ka pësuar fiasko politike në Gjakovë, duke u mposhtur nga Ardian Gjini i AAK-së i cili mori 56.06 për qind të votave.
E gjatë fushatës, kur Kurti shkonte në Gjakovë për ta përkrahur Kusari – Lilën, kishte lëshuar një deklaratë që ishte bërë virale.
Ai atje thoshte se i ka 700 punë, por që siç shprehej ai, asnjëra nuk ishte më e rëndësishme se të shkonte në Gjakovë për t’u thënë qytetarëve që ta votojnë Mimoza Kusarin.
“Unë i kom 100 punë, po më duket pak me thanë i kom 100 punë, unë i kom 700 punë, ama nuk kom punë ma të rëndësishme se me ardhë këtu në Gjakovë edhe me thanë votojeni Mimoza Kusari-Lilën”, thoshte ai.
VV në këto zgjedhe u radhit në pozitën e katërt me vetëm katër komuna të fituara.
Madje edhe AAK me pesë sosh ka më shumë komuna të fituara se partia në pushtet.