Është përfolur se Alban Zogaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.
Por këtë gjë e ka mohuar vetë Zogaj .
Në një prononcim Zogaj tha se nuk është diskutuar asgjë për këtë temë.
Ai madje u shpreh se janë thashetheme të gjitha lajmet për kandidaturën e tij për të parin e Prishtinës.
“Nuk ka asgjë njëherë, absolutisht. Nuk ka asgjë që është diskutu. Këtë vendim e merr Kryesia e LDK-së edhe bën publike kryetari më vonë. Nuk ka asgjë, janë krejt thashetheme. Emri im as nuk është propozuar dhe as diskutuar. Nuk ka njëherë propozime. Më vonë vijnë ato”, tha Zogaj.
Alban Zogaj aktualisht është anëtar i kryesisë së LDK-së.
Kur ishte Lumir Abdixhiku ministër i Infrastrukturës, Alban Zogajn e emëroi si shef të kabinetit në atë ministri.