Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Alban Zogaj me numër 28 në listën votuese tha se do të realizojnë propozimin për centralin me gaz 500 megavat.
Ai tha se nuk do të lejojnë që deklaratat absurde t’i ndalojnë.
“Zhvillimi ekonomik dhe energjia lidhen ngushtë njëra me tjetrën. Ne do të realizojmë propozimin për centralin me gaz 500 megavat, një investim vital prej 500 milion eurosh. Nuk mund të lejojmë që deklaratat absurde të na ndalojnë. Ne insistojmë në përdorimin e gazit amerikan. Është koha për veprime, jo fjalë”, u shpreh Zogaj.