20:14 – Alban Hyseni i VV-së ka përmbysur rezultatin në Gjilan sipas numërimit të votave të KQZ-së deri më tani.
Hyseni është i pari me 50,35% apo 10.844 vota, ndërkaq Lutfi Haziri i LDK-së, është i dyti me 49,65% apo 10.693 vota.
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës po prin nga numërimi i votave të para në këtë komunë.
Nga 12,76% të votave të numëruara deri tani, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lutfi Haziri prin me 56,05%, krahas kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili deri tani ka marrë 43,95%.
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, i cili u publikua në T7, Lutfi Haziri i LDK-së e fiton Gjilanin me 50,5%.
Alban Hyseni i LVV-së ka 49.5%, sipas këtij Exit Poll-i.