Saturday, November 23, 2024
HomeSportAlaba paralajmëron Italinë: Në futboll gjithçka është e mundur

Alaba paralajmëron Italinë: Në futboll gjithçka është e mundur

Ylli i Austrisë, David Alaba ka paralajmëruar Italinë përpara ndeshjes së të tetës së finales në Euro 2020.

Kapiteni, i cili u transferua nga Bayern Munchen në Real Madrid si lojtar i lire pas përfundimit të sezonit 2020/21 foli për Sky Sport Italia në lidhje me ndeshjen e ardhshme në Wembley të shtunën.

“Për mua, ndeshja kundër Italisë ka shumë rëndësi, do të jetë një lojë e veçantë për të gjithë Italinë dhe për të gjithë Austrinë,” tha Alaba.

“Fuqia jonë është te kolektiviteti. Sigurisht, ne kemi disa lojtarë të një cilësie të shkëlqyeshme, por forca jonë është të dimë se si të sjellim shpirtin e ekipit në fushë. Ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë shumë, le të shkojmë në Londër për të vazhduar këtë ëndërr. Nuk do të jetë e lehtë kundër Italisë, ne kemi parë futbollin e shprehur nga skuadra e Roberto Mancinit në muajt e fundit. Por, në futboll, gjithçka është e mundur. ”

Alaba shpreson të ndalojë sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile kur të dy skuadrat përplasen në kryeqytetin anglez.

“Immobile është një sulmues i vërtetë. Ai është i plotë, i rrezikshëm dhe i ftohtë në zonën e golit. Ai di si të vendosë ndeshjet dhe të shënojë edhe nga mundësia më e vogël” – u shpreh Alaba.

Austria përballet me Italinë të shtunën me fillim nga ora 21:00 në “Wembley” të Londrës, kurse fituesi i këtij takimi do të përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Belgjikë – Portugali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments