Anëtari i KQZ-së prej LDK-së, Florian Dushi, i ka reaguar profesorit Sadri Ramabaja, pasi ky i fundit tha se ekziston një marrëveshje e fshehtë në mes të LDK-së dhe Listës Serbe në Gjilan.
Dushi e quajti e Ramabajën “përfaqësues i ‘Syrit të Popullit’…”, e pastaj tha se po manipulon me përkatësinë etnike të votuesve në Gjilan.
E Ramabaja në studio tha se kjo akzuë ka rënë nga Prokuroria “e tij”.
“Ajo akuzë ka ra prej Prokurorisë së atij jaranit dhe është turpi më i madh. Madje Armend Zemaj më akuzonte një periudhë si anëtar i SHIK-ut”, ka thënë Rambaja.
Sadri Ramabaj ka thënë se ekziston një marrëveshje e fshehtë në mes të kandidatit për kryetar të Gjilanit nga LDK, Lutfi Hazirit dhe Listës Serbe.
Ramabaja akuzoi mediat lidhur me këtë çështje kanë heshtur, edhe pse Klan Kosova ka raportuar para 2 ore lidhur me këtë zhvillim.
“Ka 48 orë që qarkullon lajm për një marrëveshje të fshehtë mes Lutfi Hazirit dhe Listës Serbe. Por, mediat kanë heshtur deri sot. Këto informacione më kanë ardhur nga KQZ-ja”, është shprehur Ramabaja.
“Sa për qind e qytetarëve serbë që kanë votuar për Listën Serbe, përafërsisht po aq kanë votuar për Lutfi Hazirin atje”, ka thënë Ramabaja.
I shpejtë ka qenë reagimi i LDK-së në Gjilan ku koordinatori i Shtabit Zgjedhor atje tha se pjesë e strukturave të institucioneve në Gjilan, janë edhe minoritetet.
Janë banorë të komunës së Gjilanit, po ju konfirmoj që nënkryetari i Komunës vjen nga komuniteti Rom, gjithashtu kemi edhe zv/kryesuesin e Kuvendit Komunal në Gjilan që vjen nga komuniteti serb, pra ne jemi munduar që kërkesat e tyre si komunitet t’i realizojmë, nuk kemi bërë ndarje asnjëherë ne investime, ata kane menduar që besimin për të parin e Gjilanit ta ndajnë me ne dhe absolutisht nuk po shoh asnjë të keqe në këtë çështje”, është shprehur Ismajli.
“Është vullnet i qytetareve se kënd e votojnë por në të njëjtën kohë nuk është etike të behet zhurmë në diçka që të gjithë jemi dëshmitarë se këta qytetarë janë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Republikën e Kosovës dhe respektojnë institucionet e Republikës”, ka thënë Ismajli.
Tutje, ia njoftoi se në vendvotimet serbe ka edhe shqiptarë të cilët votojnë aty, për të cilët ceku edhe me emër.
“Edhe një informate tjetër qe me përgjegjësi e them që në vendvotimet serbe ka edhe shqiptarë që kanë votuar, p.sh Lirije Kajtazi ne 2017 ka votuar në vendvotim serbe”, ka thënë Ismajli./