sha tha se Qeveria aktuale ka marrë hua nga Banka Botërore, për të dhënë ndihma sociale.
“Kjo Qeveri ka vjedhur në blerjet e rezervave shtetërore, ka vjedhur bukën e vajin nga goja e popullit. Ka marrë para miliona për të gjetur vrasës me para për gjetjen e dëshmitarëve për Hagë. Përmendeni një marrëveshje të mirë që Qeveria Kurti e ka bërë për këtë popull, përpos që kanë marrë hua nga Banka Botërore, e kanë rritur borxhin për të dhënë ndihma sociale, e për t’i mashtruar të varfërit e mirë. Pra, po manipulohet”, deklaroi Berisha në Teve1
Madje, Berisha deklaroi se ka dyshim të plotë dhe të bazuar, që Qeveria Kurti ka agjenda për ta shkatërruar e falimentuar vendin.