Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAktualisht veç 17%: Qeveria insiston se deri në fundvit do vaksinohen 60%...

Aktualisht veç 17%: Qeveria insiston se deri në fundvit do vaksinohen 60% e popullatës

Qeveria Kurti kishte premtuar që deri në fund të vitit 60 për qind e popullsisë në Kosovë do të jetë e vaksinuar kundër coronavirusit.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë japin shifra shpresëdhënëse për këtë premtim, por ekspertët shëndetësorë nuk e shohin të mundur arritjen e këtij premtimi.

Pulmologu Flamur Marku thotë se me këtë trend të vaksinimit vështirë se mund të arrihet vaksinimi i 60% të popullsisë.

“Me këtë trend, më së shumti mund të vaksinohen 50% e popullsisë. Por megjithatë nëse qeveria është e vendosur dhe ka vetëdijesim të popullsisë, mund të arrihen edhe shifra më të larta. Por duhet pasur parasysh se për këtë duhen siguruar vaksinat e nevojshme, të ketë mjaftueshëm personal që kryen vaksinime dhe qendra të mjaftueshme vaksinimi”, deklaroi Marku për RTV Dukagjinin.

Mirëpo nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinimi po shkon sipas planifikimit.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901 mijë doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments