Faik Zogaj, akvitist i Vetëvendosjes në Malishevë dhe veteran i UÇK-së, i ka dalë në përkrahje kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Isni Kilaj.
Përkrahjen e tij ai e ka shprehur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
Zogaj ka bërë thirrje që të votohet Kilaj në Malishevë.
Ndryshe, në balotazh në Malishevë do të garojnë PDK dhe Nisma.
Vetëvendosje e cila kandidoi me Alban Krasniqin, burrin e ministres Albulena Haxhiu doli i katërti në raundin e parë me 15.05 për qind.