Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeAktivisti i PSD futet mes deputetëve të VV-së teksa pinë kafe: A...

Aktivisti i PSD futet mes deputetëve të VV-së teksa pinë kafe: A s’iu vjen marre për Zajednicën

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka publikuar një video në rrjetin social ‘tik-tok’ ku një aktivist i partisë që drejton Dardan Molliqaj iu është afruar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin qendror të Prishtinës teksa pinin kafe dhe iu ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit.

Personi që incizon videon dëgjohet teksa i thotë deputetit Mefail Bajqinovci, Arbër Rexhaj e Artan Abrashi “a s’po iu vjen marrë që e keni pranu Zajednicën”, shkruan

“S’keni lanë njeri pa i thanë serbofil, e hajn e tradhtar e spiun, tash s’po folni”, iu drejtohet të tre deputetëve të VV-së.

Aty afër ka qenë edhe shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila bashkë me disa deputetë të tjerë të partisë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments