Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaAkti çnjerëzor në Kumanovë: Tre persona hapin varrin për t’ia vjedhur bizhuteritë...

Akti çnjerëzor në Kumanovë: Tre persona hapin varrin për t’ia vjedhur bizhuteritë kufomës

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, vepër e cila është e dënueshme sipas nenit 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

Siç thonë nga Prokuroria, dy 30-vjeçarët dhe një 32-vjeçar, të tre nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Me lopata e hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës J. F. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur me ar mbi të. Gjatë kontrollit nuk kanë gjetur asgjë, ndaj nuk kanë përfunduar punën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments