Wednesday, January 15, 2025
HomeLajmeKosovaAksion simbolik në Bujanoc, kundër diskriminimit të shqiptarëve

Aksion simbolik në Bujanoc, kundër diskriminimit të shqiptarëve

Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore, kundër diskriminimit të shqiptarëve.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili tha se aksioni u zhvillua kundër diskriminimit, pasi sipas tij, një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në Facebook, derisa e njëjta gjë nuk vlen për një zyrtare policore serbe, e cila i quajti minj shqiptarët. Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.“Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore  nga Medvegja e cila na quajti minj”, shkruan Lutfiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments