Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës mëngjesin e sotëm.
Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet momenti kur forcat speciale të policisë futen në Mitrovicën veriore, transmeton lajmi.net.
Cak i aksionit të policisë raportohet se janë disa barnatore dhe dyqane, lidhur me banderolat serbe.
Pas fillimit të aksionit është aktivizuar alarmi i qytetit dhe kanë nisur protestat e banorëve serb, ku kanë hedhur edhe gaz lotsjellës.