Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët e anti-krimit në ekonomi janë duke zhvilluar një aksion të përbashkët policorë në dalje të Prishtinës.
Operacioni në fjalë sipas informacioneve të deritanishme ka të bëjë me personat e dyshimtë të cilën merren me ‘fajde’.
Deri më tani policia ka realizuar disa bastisje, ndërsa nga vendi i ngjarjes nën pranga është larguar një person.
Deri më tani nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion nuk është dhënë ndonjë detaj shtesë.