Friday, November 29, 2024
HomeLajmeAksidentohet në Itali, vdes 18 vjeçari nga Kosova

Aksidentohet në Itali, vdes 18 vjeçari nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar nga Kosova.

I riu Admir Hoti kishte qenë në veturë me babin e tij, dhe ka ndërruar jetë pas përplasjes së tmerrshme në unazën e Portogruaros.

Siç raportojnë mediat italiane dyshohet se shkaktarë të këtij aksidenti të rëndë ishin kushtet atmosferike, të cilat kanë quar në humbje të kontrollit mbi veturën.

I riu ishte dërguar me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit. Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro. Pasi kaloi nëpër rrethrrotullimin e interportit, shoferi vazhdoi drejt unazës Mattei, kur, pranë një kthese, humbi kontrollin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments