Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Saukut në Tiranë.
Sipas policisë, automjeti i ambasadës ruse është përplasur me banderolën metalike të rrugës, dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me bordurën.
Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi rus S.M, 36 vjeç.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.
vijon….