Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Zajm.
Indeksonline raporton se aksidenti, përveç se është shoqëruar me dëme materiale, ka pasur edhe të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar për Indeksonline se njëri nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë.
“Fatkeqësisht, më duhet të konfirmoj se mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës ka konfirmuar vdekjen e njërit prej viktimave të aksidentit. Një nga të lënduarit është dërguar nga familjarët në QKUK në Prishtinë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet mbi rastin” ka thënë Gashi.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është E.Gashi, nga rajoni i Pejës.