Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaAksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi, dorëhiqet ministri i Transportit

Aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi, dorëhiqet ministri i Transportit

Disa orë pas aksidentit më të rëndë hekurudhor në Grequ ku 40 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis.

“Prej disa vitesh kontribuoj në politikë, por e konsideroj një element të rëndësishëm të demokracisë që qytetarët e vendit tonë të kenë ende besim në sistemin tonë politik. Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen si ministër i Infrastrukturës dhe Transportit. Kjo është më e pakta që mund të bëj në shenjë respekti për kujtimin e viktimave”, shkruan Karamanlis.

Më herët, zona e aksidentit të rëndë ku dy trena u përplasën me një shpejtësi mbi 150 km/h u vizitua dhe nga kryeministri Mitsotakis, i cili shprehu angazhimin për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

Deri në këto momente është arrestuar shefi i stacionit hekurudhor të Larisës, i cili për minuta të tëra nuk ka pikasur që treni i pasagjerëve dhe ai i mallrave kanë qenë në të njëjtët binarë.

Aksidenti hekurudhor ndodhi pak përpara mesnatës pranë Tempes ku dy vagonët e parë të trenave shpërthyen në flakë për shkak të impaktit të madh.

Shumë prej viktimave raportohet të kenë qenë të rinj, të cilët do të merrnin pjesë në një festë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments