Ka ndërruar jetë njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit.
Telegrafi raporton se viktima është një fëmijë 12-vjeçar.
“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. Informatë shtesë: Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.