Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Obrançë të Komunës së Podujevës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se njësitë rajonale të trafikut kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar një hetim për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksidenti.
“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo