Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Spitalit, ku një veturë ka përfunduar në shtegun e dedikuar për biçikleta.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjalizuesi ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë e këmbësorëve, me theks të veçantë për fëmijët që lëvizin në atë zonë.

Çfarë aksidenti në rrugën ku është 40 km/h. Siguria e fëmijëve tanë”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.