Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ka ndodhur sot në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16:00 në rrugën Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.