Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjakovë, të dielën rreth orës 18:00.
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
htë djegur tërësisht.
”Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë njëra nga veturat është djegur në tërësi (zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin). Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime kanë pësuar pesë persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor“, ka thënë Elezaj.