Mbrëmë në orën 19:35 një veturë në lëvizje ka kaluar jashtë rrugës dhe është aksidentuar, si pasojë shoferi i saj ka vdekur.
Vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Softaj të Ferizajt, njofton policia.
Me vendim të prokurorit trupoi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/ Fsh.Softaj,Ferizaj, 01.05.2022-19:35. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura del jashtë rruge dhe aksidentohet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupoi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.