Tuesday, October 22, 2024
HomeLajmeAksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informatat e para

Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informatat e para

Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident.

Hoxha nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments