Një aksident i rëndë ndodhi mbasditen e sotme në Tiranë pranë Kopshtit Zoologjik, ku një i ri humbi jetën.
Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Arjon Shaja, ëndrrat e të cilit u prenë në mes.
I riu ishte student i Akademisë së Sigurisë dhe ëndërronte që një ditë t’i shërbente qytetarëve duke i mbrojtur ata nga krimi dhe aksidentet, por sot fatkeqësisht një i tillë i mori jetën.
Policia sqaronte se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend. Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia.
“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.“