Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku mes të paktën tri automjeteve në rrugën Gjakovë-Pejë, raporton një lexues nga vendi i ngjarjes.
Nga pamjet e dërguara nga lexuesi shihet se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërsa, nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

