Mbrëmë pas orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në autostradën “Arbën Xhaferi”, nga plagët e marra ka vdekur një vajzë 9-vjeçare dhe janë lënduar dy persona tjerë.
Policia thotë se vajza është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostraden “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”.