Blerësit mund të konkurrojnë për njërin apo më shumë nga këto asete. I gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes së çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.64 duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 29.11.2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.
Listën e Aseteve të tenderuara mund t’i gjeni në linkun https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,65,%20751
Me këtë rast AKP njofton opinionin publik se janë tërheq nga SHAL 64 asetet në vijim:
- Njësia nr.02 – Motel Drini i Bardhë
- Njësia nr.05 – Bankkos Lokali në Podujeve
- Njësia nr.08 – Toka në Mirocë – NSH KB Perparimi
- Njësia nr.12 – Bankkos Lokali në Deçan
- Njësia nr.14 – Mulliri Lokali në Obiliq
- Njësia nr.28 – BVI për Mbrojtje Kundër Breshërit Lokali në Dardani
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo në tel: +383 (0) 38 500 400.