Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeAKK do të kërkoj lehtësira për qytetarët e vaksinuar: Të mos zbatohen...

AKK do të kërkoj lehtësira për qytetarët e vaksinuar: Të mos zbatohen masat e orës policore

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të kërkoj lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar kundër COVID-19.

Drejtori i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë se në takimet që kanë pasur me kryesuesit e kolegjiumeve të shëndetësisë dhe inspektoratit që vepron në kuadër të AKK’së dhe në konsultim me disa kryetar, kanë menduar që në takimin e ardhshëm me nivelin qendror të kërkojnë lehtësira në qasje në jetën publike dhe gastronomi për qytetarët që janë të vaksinuar.

“Në takimet që kam pasur me kryesuesit e kolegjiumeve të shëndetësisë dhe inspektoriatit që veprojnë në kuadër të AKK dhe në konsultime me disa kryetar, të cilët e kanë përkrahur këtë ide,  ne si AKK mendojmë që në takimin e radhës me nivelin qendror do kërkojmë lehtësira në qasje në jetën publike dhe në gastronomi për qytetarët që janë vaksinuar. Në ditët në vijim do e diskutojmë edhe me këshillin e kryetarëve. Nëse ka vaksina të mjaftueshme, dhe fillon procesi pa pengesa, me nr të mjaftueshëm të personelit shëndetësor, mendojmë që më mirë është që të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar. Me këtë edhe inkurajohet vaksinimi por edhe ekonomia fiton. Kjo mendojmë që ky veprim të fillojë  nga 13 shtatori. P.sh, Gastronomisë t”i lejohet puna edhe brenda lokaleve për personat e vaksinuar por duke respektuar protokollet kundër COVID 19. Gjithashtu, që masat e “orës policore” të mos zbatohen për qytetarët që janë vaksinuar”, ka thënë ai.

Sipas Ibrahimit, kjo do të inkurajonte vaksinimin e popullatës por edhe zhvillimin ekonomik lokal që është shumë i rëndësishëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments