Në një atmosferë madhështore, para më shumë se 15 mijë shikuesve, Akili për medalje të bronztë e mposhti xhudistin e Taxhikistanit, Behruzi Khojazoda, që ishte bartësi i gjashtë.
Lufta ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë dhe shkoi në kohën shtesë, ku Akili gjeti momentin e përshtatshëm për të realizuar aksion për uazari.
Ishte mjaftueshëm për fitore dhe për tjetër medalje shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike që mbahen po në Paris.
Deri te lufta për medalje, Akili i kishte plot gjashtë përballje, ku mori pesë fitore dhe një humbje.
Ai mposhti emra si Umalt Demirel, Rashid Mammadaliyev, Arthur Margelidon, Adil Osmanov dhe në fund Behruzi Khojazoda. Në çerekfinale Akili humbi nga Shakhram Akhadov i Uzbekistanit që ishte bartësi i katërt.
Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Paris në vitin 2018.
Të dielën në Grand Slamin e Parisit garojnë Loriana Kuka e Shpati Zekaj.
Tashmë Kosova i ka dy medalje në Paris. Të premten, Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë.