Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAjri i pashëndetshëm në Prishtinë, vlerat paraqesin rrezik për qytetarët

Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, vlerat paraqesin rrezik për qytetarët

Edhe pse është një problem me të cilin prishtinasit përballen tash e sa kohë, ajri në kryeqytet edhe sonte është i ndotur, aq sa i bën dëm shëndetit të secilit, shkruan Express.

Sipas matësve të AQI-së, ajri në Prishtinë është i dëmshëm sepse kap vlerën 155 mikrogram për metër kub.

Ajri në këtë gjendje cilësohet si i pashëndetshëm sidomos për personat e ndjeshëm.

Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje ka njoftuar për motin e dy ditëve të ardhshëm, por nuk ka përmendur diçka për cilësinë e ajrit në Prishtinë.

E  edhe në raportin e tetorit të publikuar nga IHMK për cilësinë e ajrit del se cilësia e ajrit në Prishtinë nuk ishte në nivelin e pranueshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments