Thursday, November 28, 2024
HomeLajme“Ajo e trajton me seriozitet”, Hovenier e veçon Presidenten Osmani nga Kryeministri...

“Ajo e trajton me seriozitet”, Hovenier e veçon Presidenten Osmani nga Kryeministri Kurti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë sot se Kosova do të ketë pasoja, për shkak të vendimeve të Qeverisë Kurti për t’i futur kryetarët e rinj të tri komunave veriore, me forcë, përkundër rezistencës së turmave të banorëve lokalë.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-ja ia ka bërë Kryeministrit Albin Kurti dy kërkesa për shtensionimin e situatës në veri, por ai nuk i ka pranuar ato.

I pyetur nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pjesë e politikave qeveritare, nëse Kurti dhe Osmani punojnë si ekip, ambasadori Hovenier, ka thënë se nuk i takon të flasë për këto dinamika brenda institucioneve.

Megjithatë, Hovenier ka përmendur se Osmani e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet”, ka thënë ambasadori amerikan në një intervistë për disa gazetarë kosovarë.

Ai nuk ka fshehur se SHBA-ja do ta ndëshkojë Kosovën me masa konkrete, pas moskordinimit dhe mosbindjes së Qeverisë.

Hovenier thotë se SHBA-ja momentalisht nuk ka entuziasëm për ta ndihmuar Kosovën në disa fusha dhe se zyrtarët e lartë amerikanë, në rrethanat e tanishme, nuk do të kishin vullnet të takoheshin me zyrtarë të lartë të Kosovës.

SHBA-ja e ka dënuar vendimin e  Qeverisë të premten, kur përmes njësisë speciale të Policisë së Kosovës, tre kryetarët e rinj u futën në objektet komunale të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Dënimit të SHBA-së i janë bashkëngjitur edhe shtetet e tjera perëndimore, që konsiderohen aleate të Kosovës.

Por, Qeveria nuk është tërhequr dhe protestat kanë vazhduar edhe të hënën. Para objekteve të komunave, mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve kishin hyrë forcat e KFOR-it./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments