Ajaxi ka konfirmuar se është duke u përgatitur për ndeshjet miqësore, para fillimit të edicionit 2021/22.
Skuadra holandeze do të fillojë përgatitjet për ndeshjet miqësore dhe ato mund të zhvillohen me disa nga lojtarët që nuk janë thirrur për Kampionatin Evropian apo në Kupën e Amerikës.
Zakonisht, klubet i përgatisin ndeshjet miqësore në muajt e verës, për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri.
Kështu, Ajaxi ka bërë një postim në llogarinë e tyre në Twitter duke pyetur: “Kush është për një ndeshje miqësore këtë verë?”.
Klubi më i madh kosovar, FC Prishtina u ka replikuar atyre në postim, duke u thënë: “Ju jeni të mirëseardhur në çdo kohë”.